English

Policia: Sot kaluan kufirin pa vizë 1594 shqiptarë, u kthyen mbrapsht 106 vetë

Tiranë, 18 dhjetor, NOA – Në ditën e tretë të hyrjes në fuqi të liberalizimit të vizave në zonën Shengen nga orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në Pikat e Kalimit Kufitar kanë kaluar me pasaportë biometrike 1.594 shtetas shqiptarë. Policia e Shtetit në një komunikatë për mediat theksoi se edhe gjatë ditës së sotme, procesi i lëvizjes së lirë pa viza të qytetarëve shqiptarë, drejt vendeve të BE-së ka vijuar normalisht pa probleme në të gjitha Pikat e Kalimit Kufitar për të gjitha ata qytetarë shqiptarë të pajisur me pasaportë biometrike.

Mësohet se nga pika kufitare e Kakavijës kanë kaluar kufirin me pasaportë biometrike deri në këto momente 367 persona, ndërkohë që janë kthyer 37 vetë, të cilët kishin parregullsi në dokumenta.

Nga Rinasi me pasaportë biometrike kanë kaluar 652 shtetas dhe janë kthyer 2.

Nga Kapshtica kanë lëvizur me pasaportë biometrike 242 shtetas shqiptarë dhe janë kthyer 7.

Në Pikën e Kalimit Kufitar Porti Durrës kanë kaluar me pasaportë biometrike 271 shtetas shqiptarë dhe janë kthyer 42.

Përmes Pikës së Kalimit Kufitar të Qafë-Botës kanë lëvizur me pasaportë biometrike 39 shtetas dhe janë kthyer 16.

Në Pikën e Kalimit Kufitar Tri Urat kanë kaluar 23 shtetas dhe janë kthyer 2.

Policia e shtetit informon se Lëvizja pa viza, e qytetarëve shqiptarë po vazhdon pa probleme në të gjitha vendet e zonës Shengen, ndërkohë që sipas të dhënave gjatë 24 orëve të djeshme kanë kaluar me pasaportë biometrike 2.350 shtetas shqiptarë.

Uniformat blu theksojnë se Departamenti i Kufirit dhe Migracionit në Policinë e Shtetit ka marrë të gjitha masat për një lëvizje normale dhe pa probleme të shtetasve shqiptarë.

mit/NOA
KOMENTE