Madrid, 18 dhjetor, NOA-Sindikatat spanjolle UGT e ÇOO kanë organizuar sot një sërë manifestimesh në të gjithë Spanjën kundër reformës së pensioneve.
Qindra mijëra persona kanë kundërshtuar reformën e rritjes së moshës së daljes në pension nga 65 në 67 vjeç.
Sipas vlerësimit të policisë, kanë manifestuar në rrugët e Madridit me objektiv shtimin e presionit mbi qeverinë në kuadër të miratimit të reformës e parashikuar më 28 janar.
Spanja është shteti i radhës që preket nga protestat për të njëjtin problem, pas Francës e disa shteteve të tjera të cilat kanë ngritur moshën e daljes në pension, duke çuar kështu në revoltë të popullsisë.
a.y/NOA