English

Tragjedia “Romeo dhe Zhuljeta” zbret në Orikum të Vlorës, Zhulieta sfidon Shekspirin

Vlorë, 18 dhjetor, NOA/ Arjola Ymeraj - Ulur këmbëkryq në familjen shqiptare, krimi brenda familjes po trondit vendin tonë. Vëllai vret vëllanë, babai të birin dhe i biri të atin e në fund bashkëshorti bashkëshorten. Ishte ky lajmi që tronditit Shqipërinë pasditen e sotme, ku bashkëshorti pasi dhunoi bashkëshorten duke e pandehur se e kishte vrarë, vendos ti japë fund jetës.

Bashkëshortët Edison dhe Eglantina Haxhiraj, nga qyteti i Vlorës janë grindur mes tyre, dhe, pas dhunës ndaj së shoqes, bashkëshorti ka vrarë veten.

Pas goditjeve të dhunshme mbi të shoqen, Edison Haxhiraj, 34 vjeç duke menduar se e shoqja ka vdekur pasi është hedhur nga kati i shtatë.

Një histori kjo e ngjashme me tragjedinë e famshme të Shekspirit “Romeo dhe Zhuljeta”, veçse këtu ngjarja zhvillohet në Shqipëri dhe në shekullin XXI.

Ashtu si Zhulieta vrau veten për Romeon, po në të njëjtën mënyrë duket se Edison Haxhiraj ka vepruar ndaj njeriut te tij te zemres.

Por një Zhulietë më e fortë rezultoi Eglantina e cila e tronditur nga dhunimet dhe nga vdekja e së shoqit “sfidon” Shekspirin, duke jetuar, sepse vetëm nga jeta buron jetë.

Ngjarja ka ndodhur në Orikum, ku pasi ka lënë pa ndjenja të shoqen Eglantina, i tronditur nga situata që kishte shkaktuar, nuk e ka përballuar dot këtë fakt dhe ka vendosur ti japë fund jetës.

Ky version është bërë i ditur nga policia e cila ka marrë dëshminë e bashkëshortes.

Ky është i disati rast i dhunës brenda çiftit, ku si pasojë njëri nga bashkëshortët mbetet i vdekur.

Nuk dihet nëse ky është fundi, apo fillimi i një kalvari të gjatë rastesh të tilla, ajo që shoqëria shqiptare ka më pak nevojë janë të tjera viktima.

a.y/NOA

KOMENTE