Bagdad, 18 dhjetor, NOA – Një eksod i paparë ka përfshirë Irakun, pas sulmeve të përgjakshme të ditëve të fundit.
Alarmin e ka dhënë agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, UNHCR në Gjenevë, sipas të cilës, të larguarit janë të besimit të krishterë, që preferojnë të jetojnë në të tjera vende, pas sulmeve.
Sipas të dhënave që komunikon UNHCR, nga fillimi i janarit, rreth 1000 familje nga Bagdadi dhe Mosuli kanë ikur në veri të Irakut të kontrolluar nga kurdët.
Ndërsa qindra të krishterë të tjerë kanë gjetur strehim në Siri, në Liban dhe Jordani.
n.e/NOA