English

Urgjent/ Grabitet kambisti në Fier, i merren 40 milion lekë

Fier, 18 dhjetor, NOA- Fieri ka qenë qyteti i dytë i cili është goditur mbrëmjen e sotme. Një kambist ka mbetur i plagosur, pasi i janë rrëmbyer 40 milion lekë të vjetra, gjatë ushtrimit të aktivitetit të tij.

Ngjarja e ndodhur në lagjen “Kastriot” të Fierit, ka lënë të plagosur me një tullë në kokë, kambistin i cili është sulmuar papritur dhe ka ngelur viktimë e agresorëve.

Kjo është e dyta ngjarje pas pengmarrjes të ndodhur në qytetin e Tiranës të një 32 vjeçari i cili u morr peng pasi nuk kishte arritur të kthejë në kohë borxhin prej 30 mijë eurosh.

Ende nuk janë identifikuar autorët që kanë sulmuar kambistin, ndërkohë që policia është vënë në veprim.

a.y/NOA
KOMENTE