English

Vazhdon ndjekja e pengmarrësve të 32 vjeçarit Pepa, identifikohet automjeti

(UPDATE) Tiranë, 18 dhjetor, NOA- Vazhdon ende ndjekja e dy pengmarrësve, të cilët kanë mundur ti shpëtojnë, postblloqeve të ngritura nga ana e policisë.

Burime të agjencisë së lajmeve NOA, bëjnë me dije se është mësuar lloji i automjetit dhe targa e tij, por këto të fundit nuk bëhet me dije për arsye hetimore.

Ngjarja e ndodhur në Laprakë, sipas po të njëjtave burime policore ka për autor dy persona të cilët mbajnë mbiemrin Lika, duke lënë kështu të hapur mundësinë që të dy pengmmarësit të jenë nga e njëjta familje.

Të përfshirë në kapjen e autorëve krahas forcave policore janë përfshirë edhe ato RENEA, njëkohësisht është vënë në lëvizje policia e Kavajës.

Në këto kushte pengu Nazmi Pepa, vazhdon ende të jetë në duart e dy pengmmarrësve.

Sipas burimeve dhe të dhënave paraprake, automjeti mësohet se është në afërsi të Durrësit.

Arsyeja e kësaj pengmarrje është fakti se Pepa nuk ka mundur ti kthejë borxhin prej 30 mijë euro autorëve të pengmarrjes. Kjo ngjarje është sinjalizuar nga dëshmitarët okular të cilat kanë njoftuar policinë, e cila është vënë menjëherë në veprim. (vijon..)

a.y/NOA
KOMENTE