English

Wikileaks: Presidenti sudanez ka vjedhur arkën e shtetit

Sudan, 18 dhjetor, NOA- Presidenti i Sudanit ka qenë i prekuri i radhës i cili është publikuar si grabitës i arkës së shtetit.

Wikileaks ka publikuar dokumente sekrete që pohojnë se presidenti sudanez Omar al-Bashir ka marrë 9 miliard dollarë nga arka e shtetit, të ardhura që ishin grumbulluar nga shitja e naftës.

Kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale, Luis Moreno Ocampo, u ka thënë diplomatëve amerikanë se një pjesë të parave zoti Bashir e ka depozituar në bankën Lloyd të Londrës.

Ky informacion është publikuar në gazetën “The Guardian”, sipas së cilës Presidenti Bashir do të hetohet ndaj veprës penale.

a.y/NOA
KOMENTE