English

Aksident me një të vdekur në rrugën nacionale pranë Lezhës

Lezhë, 19 Dhjetor 2010 NOA – Një person ka gjetur vdekje pasditen e sotme për shkak të një aksidenti që ndodhi në rrugën Lezhë-Kallmet, raporton korrespondenti i agjencisë NOA.

Viktima është Prengë Paloka, rreth 40 vjeç. Makina e përfshirë në këtë aksident ishte me targa SH 6695.

Në vendngjarje, forca policore kanë nisur hetimet rutinë për të zbardhur shkaqet e aksidentit të ndodhur.

a.b/NOA

KOMENTE