Tiranë- 19 dhjetor, NOA- Një aksident i ndodhur në autostradë, ka plagosur dy persona të cilët fatmirësisht kanë marrë vetëm plagë të lehta.
Dy automjete janë përplasur këtë mëngjes teksa kanë qenë duke udhëtuar në autostradë, të cilët si pasojë e shpejtësisë ose e humbjes së kontrollit janë përplasur në bordurat e autostradës, por pa pasoja fatale.
Aksidenti mësohet të ketë ndodhur në aksin Rrëshen-Kalimash, ku fatmirësisht të dy drejtuesit e automjeteve kanë marrë vetëm plagë të lehta.
a.y/NOA