English

Bilanc tragjik viktimash në Afganistan, 11 persona humbin jetën pas një sulmi taleban

Kabul, 19 dhjetor, NOA- Sulme të tjera në Afganistan, këtë herë në një qendër rekrutimi të ushtrisë afgane.

Provinca Kunduz ka qenë epiqendra e sulmit, duke u zhvendosur më pas në një autobuz ushtarak në Kabul.

11 është bilanci i viktimave të të dy sulmeve, ku 6 ishin pjesëtarë të fortcave të sigurisë afgane dhe 5 talebanë, të cilët humbën jetën nga ky sulm.

Ky sulm taleban ndaj ushtrisë afgane, sipas burimeve zyrtare, të cilat bëjnë të ditur lajmin, është kryer nga dy kamikaz.

a.y/NOA
KOMENTE