Londër, 19 dhjetor, NOA- Reshjet e dendura të dëborës ka qenë shkaku që një pjesë e ndeshjeve të Premiere League të shtyhen.
Ditën e djeshme janë zhvilluar vetëm dy ndeshje ajo Sunderland-Bolton me rezultat 1:0 dhe Blackburn-West Ham me rezultat 1:1.
Ndër ndeshjet e shtyra është edhe derbi Chelsea-Manchester United, e cila ka paraprirë edhe disa ndeshje të tjera që nuk do të luhen sipas planifikimit.
Pikërisht shumica e ndeshjeve të javës së 18-të të Premier League-s Angleze, si shkak i borës së madhe janë shtyrë që të luhen jashtë orarit të planifikuar.
a.y/NOA