Kurbin, 19 Dhjetor 2010 NOA – Një vajzë gjashtëvjeçare u gjet e vdekur pasdreken e sotme në fshatin Fushëkuqe, rrethi Kurbin dhe familjarët kanë denoncuar në polici ngjarjen e cila po i nënshtrohet hetimit.
Viktima është E. Cene, gjashtë vjeçe dhe tragjedia pllakosi në familjen e Besnik Cene.
Sipas deklarimeve të familjarëve në polici, vajza e vogël është gjetur e vdekur në dhomën e saj ku u konstatua një armë zjarri.
Policia tha se dyshimet e para të çojnë në një vetëvrasje aksidentale të vajzës së vogël, por hetimet po kryhen për zbardhje të plotë të vdekjes së vogëlushes.
e.r/NOA
LEXONI DETAJET E REJA MBI NGJARJEN