Prishtinë, 19 dhjetor, NOA- Rreth 40 për qind e vendvotimeve në Kosovë do numërohen përsëri, pas problemeve të kontestimeve të shumta.
Ky lajm mësohet nga burime të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, i cili vendosi mbrëmjen e djeshme, për këtë rinumërim.
Ky vendim erdhi pas atij të marrë më parë për rivotim në 5 komuna të Kosovës.
Rinumërimi i këtyre votave do të bëhet në Qendrën për Numërim dhe Rezultate.
Ky vendim është shpjeguar me faktin e gabimeve të mundshme dhe pas kontestimeve të shumta nga partitë.