Athinë, 19 dhjetor, NOA-Punëtorët në pothuaj të gjitha linjat urbane dhe hekurudhore në Greqi kanë ndalë punën të premten për katër orë, ndërsa greva më e madhe është paralajmëruar për javën e ardhshme.
Ndër ta janë përfshirë edhe gazetarët për shkak të masave të ashpra të qeverisë greke, për të ulur të ardhurat duke e parë si një rrugë të mundshme për të dalë nga kriza ku është futur.
Nga protestuesit është bërë me dije se ndalimi i punës i nisur dje do të vazhdojë edhe përgjatë ditës së sotme.
Parlamenti grek katër ditë më parë ka miratuar masa të reja të cilat i reduktojnë ndjeshmë të ardhurat e punonjësve.
Këto masa janë kundërshtuar edhe nga partitë opozitare, duke e mos e parë këtë si rrugë drejt daljes nga kriza.
Bilanci i protestës së ditës së djeshme nga përleshjet në rrugët e Athinës dhe Selanikut, janë 10 të ndaluar dhe disa të plagosur.
a.y/NOA