Tiranë, 19 dhjetor, NOA- Koorporata Elektroenergjitike Shqiptare bëri të ditur për mediat sot, të dhënat deri në orën 10:00 nga situata në HEC-et mbi lumin Drin.
Gjatë pasqyrimit të panoramës mbi situatën në to, KESH sqaroi edhe nivelin dhe prurjet që kanë këto HEC-e.
Në Fierzë, sot niveli i liqenit shënoi 284.77 m. Prurjet në liqen vazhdojnë me 550 m kub/sek, ndërsa shkarkimet me 637 m kub/sek.
Sipas KESH, situata në Vaun e Dejes tregon se, niveli sot shënon 73.40 m, ku prurjet shënojnë 810 m kub/sek, kurse shkarkimet me 950 m kub/sek.
Ndërsa në Koman, niveli i liqenit paraqitet në kuotën e 171.88 m, prurjet në të janë me 807 m kub/sek, ndërsa shkarkimet me 945 m kub/sek.
Këto shifra u prezantuan nga KESH, por këto mund të ndryshojnë në varësi të prurjeve dhe shkarkimeve që do të ndodhin gjatë ditës.
Ky panoramim vjen, pas vështirësive të shkaktuara javë më parë nga reshjet e dendura, të cilat shkaktuan edhe përmbytje në qytetin e Shkodrës, si dhe për mënyrën e menaxhimit të prurjeve në tre HEC-et e mëdhenj të vendit.
a.y/NOA