English

Kick-Boks, Bajrami triumfon ndaj polakut

Zyrih (Zvicër), 19 dhjetor, NOA – Kampioni kosovar i kick-boksit Xhavit Bajrami, i njohur ndryshe si “Xhentëlmeni”, shënoi dje një fitore në ndeshjen me polakun, David Trulka. Gara e dy boksierëve u zhvillua në stadiumin Schliren të Zurihut në Zvicër.

Bajrami tregoi epërsi, duke e goditur disa herë këmbën e majtë të polakut. Trulka mundohej më ndërhy disa herë me grushte, por pa sukses.

Xhaviti ishte i pandalshëm.

Që në rundin e parë kick-boksieri arriti të dominonte. Sportisti polak arriti të qëndronte deri në fund të rundit të dytë, kur gjyqtari e ndërpreu betejën.

Xhaviti mban dy tituj kampion bote në kick-boks, në dy versionet më të mëdha, ISKA dhe WKN.

a.k/NOA

KOMENTE