Kinë, 19 dhjetor NOA - Një lojë me shkrepse nga një fëmijë ka rezultuar fatale në Kinë: 23 të vdekur, përfshirë këtu dhe 15 ushtarë.
Sipas rindërtimit të skemës së ngjarjes së bërë nga autoritetet, shkaqet e zjarrit janë si pasojë e një ceremonie budiste në Garzë, një zonë e provincës Sichuan e banuar kryesisht nga tibetanë.
Zjarrfikësve, të mbështetur nga 2 mijë vullnetarë iu deshën 24 orë për të shuar zjarrin e rënë.
Për t'u theksuar është se vogëlushi nuk do të ndiqet penalisht për vdekjen e gjithë atyre njerëzve, pasi është i mitur dhe fiton imunitet ligjor.
r.b/NOA