Sanremo, 20 dhjetor NOA - Ka fituar 200 mijë euro në ruletën franceze të Sanremos dhe kjo pasi luajti për tetë orë rresht, që nga ora 18:00 e ditës së djeshme e në vazhdim.
Lojtari, i cili me sa është bërë e ditur është një 50-vjeçar, është larguar nga ruleta rreth orës 02:00 të mëngjesit dhe kjo pasi arriti të dilte fitimtar i një shume tepër të provokuese prej 200 mije eurosh.
Ai besonte fatin e tij gjithmonë në tre numra 3 numra, që ishin 2, 33 dhe 5, duke arritur të luante dhe 30 mijë euro për çdo herë.
r.b/NOA