English

Masakroi me thikë 19-vjeçarin, arrestohet dhe për armëmbajtje pa leje

Shkodër, 19 dhjetor, NOA – Një 21-vjeçar nga qyteti i Shkodrës është arrestuar dje nga policia për plagosje dhe armëmbajtje pa leje. Jetmir Bylykbashi, banues në lagjen “Manush Alimani”, të qytetit Shkodrës ka masakruar dy ditë më parë me thikë 19-vjeçarin Brian F. banues ne lagjen “Daniel Matlia”.

Ngjarja ka ndodhur pas një zënke mes dy të rinjve. Në debat e sipër Bylykbashi ka nxjerrë thikën dhe e ka qëlluar disa herë të riun.

Më pas Bylykbashi është larguar nga vendngjarja. Policia është vënë në kërkim të tij dhe ka arritur ta arrestojë atë pas disa orësh kërkim.

Më pas policia ka arritur dhe në shtëpinë e tij, ku nga kontrolli është gjetur dhe një automatik model “Kallashnikov”.

Ndërkohë 19-vjeçari është shtruar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

a.k/NOA

KOMENTE