Nju Jork, 20 dhjetor NOA - Gjatë një feste në klubin London në Nju Jork për prezantimin e albumit të fundit të këngëtarit Puff Daddy “Last Train to Paris”, jo gjithçka shkoi në mënyrën më të mirë.
Kështu, ndërkohë që rreperi po bënte prezantimin e punës së tij të fundit në ueb, një modele e zhytur në një vaskë, pas tij, mori flakë.
Kjo ndodhi pasi kishte afruar shumë flokët e saj tek qirinjtë që ndodheshin pranë.
Fillimisht ishte një panik i përgjithshëm, por më pas ishte e qeshura e këngëtarit që kaloi në këtë situatë.
r.b/NOA
{youtube}AXPDbPm0PeY{/youtube}