English

Obama: Lidhjet me Turqinë janë të rëndësishme

Ankara, 19 dhjetor, NOA – “Lidhjet e Shteteve të Bashkuara me Turqinë janë "më të rëndësishme se kurrë më parë" përkundër dallimeve rreth Iranit, tha presidenti amerikan Barak Obama, duke i bërë thirrje Ankarasë që t'i përmirësojë raportet me Izraelin.

"Interesat dhe vlerat e përbashkëta nuk mund t'i zvogëlojnë marrëdhëniet tona madje edhe kur kemi mospajtime", tha Obama në një intervistë me shkrim për gazetën turke "Hyrijet".

Deklarata e Obamës vjen pas disa tensionesh me dy vendeve për çështjet që ka të bëjë me dënimin e gjenocidit të armenëve.

Kalimi i një rezolutë për armenët në kongresin amerikan solli dhe përplasjen mes dy diplomacive.

a.k/NOA

KOMENTE