Prishtinë, 19 dhjetor, NOA – Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AKR), Bexhet Pacolli, ka mohuar arritjen e marrëveshje me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK-së) për të formuar qeverinë e re të Kosovës.
Ai është shprehur se ka pasur një takim, sipas tij, “spontan”, me kryetarin e PDK-së, Hashim Thaçi, në restorantin “Rings”, në Prishtinë, ku të pranishëm të tjerë ishin edhe Agim Çeku e Hajredin Kuçi.
Pacolli ka mohuar të jetë folur për qeverinë apo ndarjen e posteve, por ka thënë se “takimi ka shërbyer si shenjë unifikimi pas ngjarjeve të fundit”.
Gjatë ditës së shtunë, të dy partitë nëpërmjet dy komunikatave, deklaruan se takimi në mes të dy liderëve të partive të lartcekura ka ndodhur dhe se në atë takim është folur për krijimin e koalicionit për qeverinë e re.
a.k/NOA