English

Pas Pacollit edhe Çeku mohon koalicionin me Thaçin

Prishtinë, 19 dhjetor, NOA - Zyrtarë të lartë të Koalicionit për Kosovën e Re kanë mohuar të jetë arritur ndonjë marrëveshje ndërmjet kreut të AKR-së Bexhet Pacollit dhe kryetarit të PDK-së, Hashim Thaçi, në takimin e djeshëm që u zhvilluar në një restorant në qendër të Prishtinës.

Mediat kanë raportuar të dielën se Thaçi e Pacolli kanë arritur marrëveshje dhe mbetet vetëm ndarja e resorëve. Agim Çeku, i cili ishte i pranishëm në këtë takim, ka thënë se nuk ka pasur kurrfarë marrëveshje.

a.k/NOA

KOMENTE