Bangladesh, 19 dhjetor NOA - Dhjetëra njerëz, të paktën 35 në bazë të një vlerësimi të parë, kanë vdekur në Bangladesh, kur një anije me njerëz është përmbysur në një lumë në veri-lindje të vendit. Sipas dëshmive viktimat janë gra dhe fëmijë. Fundosje ishte shkaktuar nga një përplasje me një anije mallrash në qarkun e Sunajgani (Bangladeshi veri-lindor). Mediat amerikane kanë bërë raportimin e lajmit.
Barka, që mbante me dhjetëra punëtore është përplasur me një anije plot me mallra dhe është përmbysur në mes të lumit Surma në Alipur, 240 kilometër në veri-lindje të kryeqytetit Daka, ne rrethin e Sunamganj. Një deputet i zonës, Mohammad Abul Hashem, bëri të ditur se të paktën 35 vetë u vranë dhe ata janë punëtorë të rekrutuar me ditë punë.
r.b/NOA