Parma, 20 dhjetor NOA - Një vogelush i lindur prej njëzet ditësh është shtruar në spitalin pediatrik të Parmës pasi u sulmua nga një qen i racës boxer.
Me sa duket foshnja ka qenë në karrocën e tij, tek banesa e fqinjëve në momentin kur është sulmuar pikërisht nga qeni i këtyre të fundit.
Qeni e ka kafshuar foshnjën në zonën e legenit dhe e ka gërvishtur në fytyrë dhe nën sqetullën e majtë.
r.b/NOA