Los Anxhelos, 20 dhjetor NOA - Pas publikimit në internet të mbi 160 fotografive femrash, të gjetura në shtëpinë e Lonnie Franklin Jr, i cili akuzohet për 11 vrasje, Departamenti i Policisë ka marrë me qindra raportime të tjera.
Sipas shefit detektiv, Dennis Kilcoyne, i cili është duke hetuar mbi rastin e vrasësit serial “Grim Sleeper”, disa gra që kanë lajmëruar departamentin e policisë janë njohur në fotot e gjetura në shtëpinë dhe garazhin e tij.
Fotot e publikuara në internet janë vetëm një pjesë e imazheve dhe videove që janë gjetur në kontrollin e shtëpisë të Franklin Jr, i cili u arrestua korrikun e kaluar.
Për vite të tëra, hetuesit në Los Anxhelos janë në gjurmët e “Grim Sleeper” i cili akuzohet për dhjetë vrasje midis 1985 dhe 1988 dhe në mes të 2002 dhe 2007.
r.b/NOA