English

Sondazhet, në Maqedoni do të ketë sërish luftë

Shkup, 19 dhjetor, NOA – Një pjesë e opinionit maqedonas mendon se do të ketë sërish luftë në këtë vend. Rreth 28 për qind e maqedonasve vlerësojnë se pas nëntë vitesh nga konflikti i vitit 2001, ende ekziston rreziku i konfliktit të armatosur.

Sondazhi është publikuar nga anketa e Gallup Ballkan Monitor, e realizuar për Fondacionin Ballkanik për Fëmijë dhe të Rinj.

Brenda 4 vitesh numri i atyre që mendojnë se do të ketë konflikt të armatosur është rritur me 10 për qind.

Në vitin 2006 vetëm 18 për qind besonin se mund të pasojë konflikt i armatosur në Maqedoni.

a.k/NOA

KOMENTE