English

Sot Rahoveci zgjedh kryetarin e komunës

Rahovec, 19 dhjetor NOA- Ditën e sotme qytetarët e Rahovecit do të drejtohen drejt qendrave të votimit për të zgjedhur kreun e tyre të komunës.

Në këtë garë përballen mes tyre kandidatët Ibrahim Kryeziu i LDK dhe Smajl Latifi i AAK.

47 400 janë personat që kanë të drejtë zgjedhje në këtë komunë, me votat e të cilëve pritet të dalë drejtuesi i Rahovecit.

Në 34 qendra votimi dhe në 71 vendvotime do të drejtohen banorët e komunës, të cilët deri në korrik ishin drejtuar nga Qazim Qeska i PDK-së, i cili më pas dha dorëheqjen, duke u rikthyer një muaj më vonë pas kërkesës së Kryeministrit Hashim Thaçi.

Nga ana e tij Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e së premtes, ka bërë me dije se ky institucion është i gatshëm për të organizuar procesin zgjedhor në këtë komunë, në mënyrë sa më të rregullt.

a.y/NOA
KOMENTE