Londër, 19 dhjetor, NOA – Pas lajmit për dasmën e tyre, çifti princëror britanik, William dhe Kate kanë dalë sot për herë të parë publikisht si çifti i ardhshëm i fronit britanik, në një aktivitet bamirësie të zhvilluar në qytetin Fakenham. Si princi William dhe e zgjedhura e tij e zemrës, Kate, me një fustan tejet modern nën kombinimin bardhë e zi, janë prezantuar të veshur shumë elegantë dhe me një buzëqeshje rrëzëllitëse në fytyrë përpara të pranishmëve kanë përshkuar të qetë sallën ku mbahej mbrëmja e bamirësisë.
Me ç’duket përkujdesjet e protokollit brenda pallatit mbretëror Buckingham, kanë bënë punën e tyre në mësimin dhe sjelljet e duhura të princeshës së ardhshme britanike në publik.
Por, ashtu sikundër mësohet nga mediat britanike, një sinjal i hyrjes tashmë në familjen mbretërore të Kate Midleton ishte edhe prania e saj në drekën para vitit të ri, që mbretëresha Elizabet organizon çdo vit në pallatin mbretëror Buckingham, ku marrin pjesë vetëm anëtarët e familjes mbretërore Windsor, që përbëhet nga e shumta 50 vetë.
Mes tyre janë katër bijtë e mbretëreshës Elisabett, princi Charls, princesha Anna, princi Andrea e Eduard, si dhe kushërinjtë e nipat.
Kate dhe princi William e lanë sot pallatin Buckingham dhe u ngjitën mbi një limuzinë të shoqëruar edhe nga princi Harry.
Ky i fundit vetëm pak ditë më parë në një intervistë për gazetën gjermane Bildt deklaroi se ishte shumë i lumtur për martesën e të vëllait William, të cilën ai e quan si motrën që gjithnjë ka dashur e shpresuar të kishte.
mit/NOA