English

Ambasadori spanjoll Montobbio në ikje: Mbetem mik i shqiptarëve

Tiranë, 20 dhjetor, NOA – Me rastin e përfundimit të detyrës si ambasador i Mbretërisë së Spanjës në Shqipëri, ambasadori në largim i Spanjës, Emanuel Montobbio është pritur sot nga kryeministri Sali Berisha. Shefi i qeverisë duke vlerësuar me nota të larta punën e ambasadorit Montobbio, si ambasadori i parë i Spanjës në Shqipëri, kryeministri Berisha theksoi se mbetet mjaft i rëndësishëm intensiteti i zhvillimit të marrëdhënieve bilaterale midis Shqipërisë dhe Spanjës gjatë periudhës së diplomatit spanjoll Montobbio në Tiranë.

Si kryeministri dhe ambasadori spanjoll ndanë mendimin se është i nevojshëm vazhdimi i forcimit dhe konsolidimit të marrëdhënieve dypalëshe.

Vetë, ambasadori Montobbio tha se Spanja i kushton rëndësi të veçantë marrëdhënieve me Shqipërinë edhe në kuadër të NATO-s, bashkëpunimit mesdhetar, si dhe në të ardhmen, në gjirin e Bashkimit Evropian.

Kryeministri Berisha e falenderoi ambasadorin Montobbio për rolin e tij aktiv dhe për arritjet shumë pozitive që ai lë pas, në marrëdhëniet bilaterale.

Sipas Berishës marrëdhëniet me Spanjën, janë shumë të rëndësishme për Shqipërinë si në planin dypalësh dhe në atë shumëpalësh.

E në këtë kontekst, në fund të bisedës ambasadori spanjoll Montobbio u shpreh se do të mbetet mik i shqiptarëve dhe se do të kontribuojë në promovimin e vlerave të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

mit/NOA

KOMENTE