Los Anxhelos, 20 dhjetor NOA - Për ditëlindjen e 47-të të Brad Pitt, Angelina Jolie zgjodhi një dhuratë të matur: një unazë me vlerë 275 mijë euro, e cila ishte pergatitur me porosi dhe mbi të janë gdhendur emrat e gruas së tij dhe gjashtë fëmijëve.
Siç është raportuar në tabloidin britanik “Daily Star”, një burim i afërt me “Brangelina” ka shpjeguar se në rrjet është dekoruar edhe me referenca mistike dhe kjo në lidhje me numrin 47.
Sipas gazetës “Times of India" të dy janë përfshirë në ritet hindu, në qytetin indian të Jodhpur me rastin e vitit të ri.
Kjo u realizua nën mbikëqyrjen shpirtërore të gurusë së tyre Ram Lal Siyag, i cili me sa duket ka sjellë paqen dhe qetësinë në jetën e çiftit falë dhe një “mantra” që do të recitojnë çdo mëngjes.
r.b/NOA