English

Gjyqi kundër paramilitarëve serb, vranë 43 shqiptarë dhe përdhunuan gratë

Beograd, 20 dhjetor, NOA - Një gjykatë e Beogradit sot do të nisë procesin gjyqësor kundër nëntë pjesëtarëve të forcave paramilitare të Serbisë. Të gjithë ata akuzohen për krime të luftës mbi civilët shqiptarë në fshatin Qyshk afër Pejës, në vitin 1999.

Nëntë të akuzuarit dyshohen si autorët e vrasjen e të paktën 43 shqiptarëve më 14 maj të vitit 1999 në katundin Qyshk të Pejës.

Në padinë ndaj tyre ka dhe detaje të krimeve të kryera. Ata kanë bërë akte mizorie, dhunime, shkatërrime dhe djegie të pronës së popullatës civile.

Sipas aktakuzës, të akuzuarit kanë ushtruar brutalitet të jashtëzakonshëm, arrogancë dhe mungesë ndjenjash, sepse i kanë marrë fëmijët e vegjël nga popullata e grumbulluar, ua kanë vënë thikën në fyt, kanë shtënë direkt me armë para këmbëve të tyre dhe i kanë rrahur disa burra para grave dhe fëmijëve.

Ndërkohë që nuk është përjashtuar dhe dhunimi i grave. Nuk dihet nëse Serbia do të marrë dënime të rënda ndaj këtyre akteve, apo gjyqi është thjesht një “show” për ndërkombëtarët për të treguar se Beogradi po e bënë pastrimin nga kriminelët e luftës.

a.k/NOA

KOMENTE