English

Haxhinasto takon ambasadorët: Diaspora e Re, përfaqësia e re shqiptare në botë

Tiranë, 20 dhjetor, NOA – Diplomacia shqiptare është e gatshme që të japë më shumë kontribut në politikën e jashtme ndërkombëtare, tani në pozicionin e një anëtareje me të drejta të plota në Aleancën e Atlantikut të Veriut apo si pretenduese për anëtare në Bashkimin Evropian.

Një fakt të tillë, ministri i Jashtëm Edmond Haxhinasto e theksoi gjatë një takimi që pati sot me ambasadorët, të cilëve u ka publikuar sfidat e reja të diplomacisë shqiptare dhe pikat qendrore ku do të krijohet boshti i saj rreth të cilit do të vërtiten në gjitha aksionet diplomatike.

“Diplomacia shqiptare duhet të jetë e zonja që të përballojë të gjitha sfidat e jashtme që ka politika e jashtme e Shqipërisë, duke nisur së pari nga kapacitetet ekonomike, për të cilat ne i kemi të qarta procedurat sesi duhet vepruar”, tha ai.

Duke shtuar se ministrinë e Jashtme, do të përmirësohen dhe thellohen qëndrimet analitike dhe të prognozës, në bashkëpunim me Akademinë Diplomatike.

Ndër të tjera, Haxhinasto përmendi edhe faktin e së ashtuquajturës “Diaspora e Re”, dedikuar shtresës së emigrantëve shqiptarë që kanë lënë vendin gjatë këtyre dy dekadave të fundit, për të jetuar dhe punuar jashtë tij.

n.e/NOA

KOMENTE