English

Hetimi i zgjedhjeve, diskutohet sot ngritja e komisionit hetimor

Tiranë, 20 dhjetor, NOA – Komisioni parlamentar i Ligjeve do të shqyrtojë ditën e sotme kërkesën e Partisë Socialiste për ngritjen e komisionit hetimor.

Ndërkaq, në seancën e kaluar të këtij komisioni, vetëm tre deputetë të Partisë Socialiste, votuan kundër shtyrjes së ngritjes së komisionit për datën 23 dhjetor, përkatësisht Bashkim Fino, Sajmir Tahiri dhe Dashamir Peza.

I bie që sot komisioni i Ligjeve të shqyrtojë teknikisht dhe juridikisht kërkesën e Partisë Socialiste, e cila pasi kërkoi ngritjen e komisionit hetimor për zgjedhjet e 28 qershorit, ka propozuar edhe anëtarët e tij në drejtimin e tij, teksa ka kërkuar që të kryesojë drejtimin e komisionit, ndonëse mazhoranca do të ketë shumicën e anëtarëve.

Partia Socialiste do të ketë 7 anëtarë, ku mes tyre do të jetë edhe vota e kryetarit të komisionit, e barasvlershme me tre vota dhe Partia Demokratike do të ketë 8 anëtarë.
n.e/NOA

KOMENTE