Seul, 20 dhjetor, NOA - Koreja e Jugut ka filluar me një manovër ushtarake artilerie, kundrejt kërcënimeve të Koresë së Veriut.
Ndërsa kjo e fundit ka kërcënuar me sulme masive, në qoftë se vendi fqinj nuk heq dorë nga manovrat ushtarake.
Ajo ka ndërmarrë disa sulme pak javë më parë, duke shkaktuar edhe viktima e madje, reagime nga ndërkombëtarët të cilët i kanë dënuar akte të tilla.
Ndërsa Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka rënë dakord në Nju Jork për një deklaratë të përbashkët lidhur me tensionet mes këtyre dy vendeve.
n.e/NOA