SHBA, 20 dhjetor NOA - Mund të vijë shumë shpejt në treg, dhe ky celular i ri, do të njihet si smartphone më i hollë në mbarë botën.
Bëhet fjalë për LG B, një telefon me sistem operativ Android, i cili tashmë ka paraqitur imazhet e tij të para.
Ai është akoma dhe më i hollë se Samsung GT-i9000 Galaxy dhe i-Phone 4 i Apple dhe karakterizohet nga një ekran në rezolucionin WVGA me madhësi 4.0-inch, tepër i ndritshëm dhe me ngjyra tepër të përcaktuara.
Për sa i përket detajeve të tjera ende nuk janë bërë të ditura, por lançimi i tij me siguri do të bëhet muajt e ardhshëm.
r.b.NOA