English

Maqedoni, heqja e vizave dyfishon udhëtimet në BE

Shkup, 20 dhjetor, NOA - Heqja e vizave e ka rritur udhëtimin jashtë vendit për 20 për qind gjatë dhjetë muajve të fundit në Maqedoni.

Vitin e kaluar sipas të dhënave rreth 400 mijë qytetarë më shumë kanë udhëtuar jashtë vendit.

Kalimet e kufirit në numër më të madh janë regjistruar në vendkalimin kufitar Bogorodicë me Greqinë, me ç`rast qytetarët kryesisht kanë shfrytëzuar shopingjet dhe turizmin në Greqi.

Ndërsa problematikat kryesore e krijuara lidhur me regjimin e vizave kanë qenë kërkesat për azil. Gjatë dhjetë muajve të fundit kanë aplikuar mbi 4315 qytetarë nga Maqedonia për të drejtën e azilit në vendet e BE-së.

Në Parlamentin Evropian janë shtuar debatet për rritjen e kontrollit nga heqja e vizave apo për rikthimin e vizave.

Ministria e Jashtme vlerësoi se liberalizimi ka rritur marrëdhëniet ekonomike dhe politike me Evropën dhe ka rritur komunikimin midis të rinjve.

NOA-INA

KOMENTE