English

Operacioni “Sharra”, arrestohen 4 trafikantë, zbulohet edhe një viktimë

Në operacionin policor të koduar “Sharra”arrestohen katër persona të dyshuar për trafikim me qenie njerëzore dhe identifikohet një viktimë

Prishtinë, 21 Dhjetor 2010 NOA - Në kuadër të një operacioni policor të koduar me emrin “Sharra” në rajonin e Prishtinës janë arrestuar katër të dyshuar për trafikim me qenie njerëzore.

Lajmi konfirmohet për agjencinë NOA nga Njësia kundër trafikimit me qenie njerëzore njësia ne Prishtinë, pjesë e drejtorisë së hetimeve të trafikimit me qenie njerëzore të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës.

Konfirmohet se kjo njësi, e mbështetur edhe nga stacioni policor në Podujevë, gjatë verifikimit të informacioneve ka arritur të sigurojë prova se personat në fjalë ishin duke e trafikuar viktimën, një femër shtetase kosovare.

Viktima ishte shfrytëzuar duke u detyruar të ofronte shërbime seksuale personave të ndryshëm.

Personat e arrestuar janë:

Faton. H mashkull shtetas kosovar

Rexhep. J mashkull shtetas kosovar

Besim. B mashkull shtetas kosovar

Muhamet. G mashkull shtetas kosovar

Gjykata e Qarkut në Prishtinë ka vendosur masën e paraburgimit prej 30 ditëve për të gjithë të arrestuarit, në një seancë për vlerësim mase sigurie ndaj të prangosurve.

a.b/NOA

KOMENTE