English

Pasqyra e Shtypit, 20 Dhjetor 2010

Tiranë, 20 dhjetor, NOA - Gazetat shqiptare kanë si argument kryesor një incident të ndodhur në zonën e Liqenit në Tiranë, ku deputeti socialist, Marko Bello është konfliktuar me një polic për parkimin e makinës.

Një tjetër argument i trajtuar gjerësisht në media është edhe ai i raportit të komisionerit Dick Marty në Këshillin e Evropës mbi trafikun e organeve, shoqëruar me reagimin e ministrit të Brendshëm, Lulëzim Basha.

E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor të ditës “Dëshmia e Baryabar: Kam qenë në Shtëpinë e Verdhë me Lulëzim Bashën ”, i cili citon deklaratat e bëra nga një zyrtar i lartë për shoqëriminn e tij nga Basha pak vjet më parë në Mat.

“Deputeti i PS Marko Bello përfundon në polici për parkimin e një makine”, është një artikull që citon incidentin e ndodhur dje te Liqeni.

“Intervistat/ Flasin deputetët Ermolena Felaj dhe Eduart Halimi: Ja si do hetohen zgjedhjet” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.

E përditshmja “Panorama” ka si argument kryesor titullin “Incidenti në Tiranë/ Polici kërcënon me armë deputetin marko Bello”, i cili flet për incidentin e deputetit Marko Bello dje me një polic, për parkimin e makinës.

“Zgjedhjet, relacioni i PD, bie komisioni hetimor”, është një tjetër artikull i gazetës.

Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete “Kryesisë së PD ka një vit që i ka mbaruar afati, është shkelur afati”; “Parlamenti i ri, në mars shpallet fituesi”; “Luante me çiften, vdes 6-vjeçari” etj.

“Gazeta Shqiptare” ka si artikull kryesor “Fazlliç, 50 milionë euro në vit/ fitimet, nga lidhjet politike në Rumani”, i cila citon të dhënat që jepen nga mediat rumune për biznesmenin serbo-boshnjak.

“Tragjedia, vajza 7-vjeçe vret me çifte motrën 5-vjeçe” është një artikull tjetër i kësaj gazete, referuar një çifteje të varur në mur.

Kurse “Invalidët, 4 mijë të rinj brenda vitit”, flet për numrin e shtuar të personave që i përkasin kësaj kategorie.

Dhe një tjetër artikull është ai me titullin “Ish-presidenti amerikan/ Fotot e Xhimi Karterit me Pjetër Arbnorin në Kalanë e Krujës në 1994-ën”.

E përditshmja “Shqip” hapet me titullin kryesor “Marko Bello, sherr me policin”, i cili tregon incidentin e djeshëm të deputetit socialist.

“Raporti i Martit, përgjegjësi Topallit” është një tjetër artikull kryesor i kësaj gazete, i cili citon deklaratat e Aleksandër Biberajt.

Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete “Banka Botërore: Shqiptarëve u ka ikur truri”, “Nuk ka ngrohje, më pak mësim për fëmijët shqiptarë” etj.

Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Hënë, 20 Dhjetor 2010. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht.

Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al.

n.e/NOA

KOMENTE