Shkodër, 20 dhjetor, NOA - Situata përsa i përket nivelit të ujërave është pothuajse e njëjtë me një ditë më parë në qarkun e Shkodrës, ku vazhdojnë të jenë në prezencë uji pjesërisht zonat e Livadheve.
Ndërkaq, të gjitha rrugët e qytetit Shkodër janë të kalueshme nga të gjitha llojet e automjeteve.
Në Komunën Ana-Malit, niveli i ujit është rritur rreth 5 cm. Aksi rrugor Shkoder – Muriqan ehte i kalueshëm nga të gjitha llojet e automjeteve.
Përsa u përket zonave të përmbytura vazhdon të jetë i përmbytur plotësisht fshati Obot, ndërsa fshati Goricë është i kalueshëm nga të gjitha llojet e automjeteve.
Gjatë paradites së djeshme, në fshatin Obot dhe Goricë është shpërndarë bazë ushqimore për bagëti.
Kurse te Komuna Bushat nuk ka patur rënie të nivelit të ujit. Aksi rrugor Bushat-argjinatura e Bendit Mali i Jushit – Ura e Gjonlulit – Velipojë kalohet pa probleme nga të gjitha llojet e automjeteve.
Në fshatrat Mali i Jushit, Hoten, fshat i Ri, Gjondrekaj dhe Sumez janë shpërndarë gjithsejt 1000 dëngje sane, 500 bukë dhe 3 ton ujë.
Kurse në komunën Bërdicë, situata është pothuajse normale. Aktualisht janë të evakuar rreth 850 persona. Akset rrugore të komunës Bërdicë janë të gjitha të kalueshme për të gjitha llojet e automjeteve.
n.e/NOA