English

Pirlo, 1 muaj jashtë fushave

Milano, 20 dhjetor NOA - Skuadra e Milanit do të luajë pa shërbimet e Andrea Pirlos për rreth një muaj.

Mesfushori i kuq e zinjve, i cili u dëmtua në ndeshjen me Romën, iu nënshtrua rezonancës magnetike dhe stafi mjekësor bëri të ditur se ishte një tërheqje e muskulit në kofshën e djathë.

Është pohuar gjithashtu se lojtari do t'i mungojë skuadrës për 4 javë, pasi kjo është periudha e rikuperimit të tij.

Pirlo do të jetë rregullisht me skuadrën në Dubai, për fillimin e përgatitjeve dimërore, në një vend me klimë më të nxehtë.

r.b/NOA

KOMENTE