Fushë Kuqe, 20 dhjetor, NOA Update – Policia ka dhënë sot versionin e saj zyrtar mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur mesditën e djeshme në fshatin Patok të rrethit Kurbin, Komuna Fushë Kuqe, ku një vajzë 7-vjeçare është vrarë me armë zjarri gjahu.
sipas konfirmimit për agjencinë e Lajmeve NOA, nga deklarimi i motrës së saj me iniciale T.T, e pyetur në prani të nënës dhe psikologes, thuhet se kanë qenë duke luajtur në banesën e gjyshit të tij kur ka marrë armën e gjahut që ndodhej në dhomë me qëllim për ta fshehur dhe larguar, pasi viktima me iniciale K.M e kishte marrë atë dhe po luante.
Por në këtë moment, i është shkrehur arma pa dashje duke qëlluar në fytyrë motrën, duke i shkaktuar asaj vdekjen e menjëhershme.
Në vendngjajre u sekuestrua arma e gjahut, 1 gëzhoje fisheku i kalibrit 12 mm, si dhe 4 fishekë që ndodheshin në gushën e armës.
U kryen veprimet e para hetimore e proceduriale dhe materialet do t’i kalojnë prokurorisë së Kurbinit për veprën penale të “Vrasjes nga pakujdesia”, parashikuar nga neni 85 i Kodit Penal.
n.e/NOA