Tiranë, 20 dhjetor, NOA – Kryetari i Bashkisë së Tiranës prezantoi sot publikisht projektin e xhamisë së re në kryeqytet. Sipas tij, në një kohë kur besimet e tjera fetare, i kanë hapësirat e tyre të reja në këtë kohë të re, në kryeqytet, besimit mysliman, kjo i mungon ndaj dhe prandaj ai duhet ta përfitojë atë.
“Eshtë dashur punë për të arritur në konkluzionet që ne jemi në gjendje të paraqesim sot, duke mundësuar ndërtimin e xhamisë së re me nevojat e komunitetit dhe ambiciet e Tiranës për t’u përfaqësuar si një qytet me histori unikale bashkëjetese dhe harmonie mes komuniteteve fetare”, tha në fjalën e tij kryebashkiaku Rama.
Duke shtuar se edhe xhamia e re duhet të rezonojë me të gjithë qytetin dhe duhet të thotë diçka, edhe për ata që nuk i përkasin këtij besimi fetar.
E kjo diçka sipas tij, qëndron në shëmbëlltyrën e kësaj xhamie si një objekt kulti.
Në fund, ai shpalli konkursin ndërkombëtar për ngritjen e këtij objekti kulti dhe tha se kjo do të jetë xhamia më e bukur që xhamia do ketë për një kohë të gjatë dhe pikë referimi për të gjithë.
n.e/NOA