SHBA, 20 dhjetor NOA - Një blerës anonim ka paguar 87 mijë e 469 dollarë për arkivolin që ka mbajtur trupin e Lee Harvey Oswald për më shumë se 18 vjet.
Lajmi është bërë i ditur nga shtëpia e ankandit D. Nate Sanders e Santa Monica.
Osvald u arrestua pas vrasjen së Presidentit Xhon F. Kennedy, më 22 nëntor 1963 në Dallas.
Ai u vra dy ditë më vonë nga Jack Ruby, teksa ndodhej në burg. Arkivoli më pas u zbulua në vitin 1981, pas një mosmarrëveshjeje ligjore midis vejushës dhe vëllait të Oswald.
r.b/NOA