Tiranë, 20 dhjetor, NOA – Uniformat blu të qytetit të Durrësit kanë vënë në pranga një 24 vjeçar, i cili kishte plagosur me armë zjarri në fund të muajit gusht një shtetas tjetër në Tiranë. 24 vjeçari Mishel Kola banues në Tiranë, i shpallur në kërkim nga policia u kap në lagjen 13 të plazhit të Durrësit, ku i fshihej prej fundit të gushtit policisë.
Mishel Kola akuzohet nga policia e kryeqytetit se në 25.08.2010 pranë Shkollës së Kuqe në Tiranë, kishte qëlluar me paramendim për të vrarë një shtetas me iniciale E.Z, një vrasje kjo e mbetur në tentativë.
Sipas policisë 24 vjeçari u konfliktua me personin të cilin e plagosi pa mundur dot ta vrasë kishte ndodhur për motive të dobëta.
Shtetasi i mësipërm iu dorëzua për veprime të mëtejshme shërbimeve të Drejtorise së Policisë së kryeqytetit.
mit/NOA