English

Zyrtarët serbë takojnë Martin, kërkojnë hetim ndërkombëtar

Strasburg, 20 dhjetor, NOA- Zyrtarët serbë thanë se dëshirojnë një hetim ndërkombëtar në lidhje me raportin e raportuesit të Këshillit të Evropës Dick Martit.

Një zyrtar serb ka udhëtuar sot në Strasburg, në selinë e Këshillit të Evropës, për t’u takuar me senatorin Dick Martin, i cili javën e kaluar publikoi raportin mbi trafikimin ilegal të organeve, që siç pretendon raporti, është kryer nga disa pjesëtarë të UÇK-së.

Rasim Lajiç tha se “Serbia nuk po kërkon asgjë, përveçse të vërtetën në lidhje më këto akuza”.

Raporti i Martit përmend edhe kryeministrin Hashim Thaçin se qëndron pas rrjetit që është marrë “me trafikim narkotikësh, por edhe me trafikim të organeve njerëzore”.

Kryeministri Thaçi ka hedhur poshtë akuzat duke i quajtur shpifje dhe gënjeshtra.

NOA/RFE

KOMENTE