Iran, 22 dhjetor NOA - Regjisori iranian Jafar Panahi, fitues i çmimit Luani i Artë në Venecia në vitin 2000 me “Circle” është dënuar me gjashtë vite burgim.
Lajmi është përcjellur nga avokati, i cili ka pohuar se klienti është akuzuar për pjesëmarrje në takime, ku është bërë propagandë kundër regjimit.
Drejtori nuk mund të ushtrojë të drejtat civile, përfshirë këtu dhe krijimin e filmit, redaktimin e skenave, udhëtimet jashtë vendit dhe dhënien e intervistave”.
r.b/NOA