Tiranë, 21 dhjetor, NOA – E kur në prag të Krishtlindjeve të gjithë fëmijët presin nën pemën me llambushka të ndezura të Krishtlindjeve dhuratat e Plakut të Mirë të Vitit të Ri, 25 fëmijë të Qendrës Komunitare Multidisiplinare TEN në kryeqytet të veshur si 25 babagjyshë të vegjël, sonte nuk kanë dhuruar, por janë gëzuar përtej muzikës edhe me dhurarat e përzgjedhura për ta, që ishin libra me përralla, çanta shpine, libra për ngjyrosje, lapsa, aparate me foto dhe plot surpriza të tjera. Kjo festë e veçantë për fëmijët erdhi në “Ditën e vullnetarizmit” e kremtuar nga bashkia e Tiranës në prag të festave të fundvitit ku përveç aktivitetit surprizat për secilin u mundësuan nga British American Tobacco.
25 fëmijë, të cilët frekuentojnë Qendrën Komunitare Multidisiplinare dhe 25 fëmijë të punonjësve të British American Tobacco (BAT), përveç dhuratave të shumta u zbavitën në shoqërinë e muzikës, kllounëve dhe Babagjyshit të Vitit të Ri, në një festë e organizuar në mjediset e Qendrës Multimediale “TEN”.
Ky aktivitet është një traditë e bashkisë së Tiranës, në kuadër të festave të fundvitit që synon sensibilizimin e biznesit për të qenë sa më pranë problemeve të fëmijëve dhe të moshuarve të kryeqytetit.
Në këtë atmosferë festive nuk munguan as pijet dhe ëmbëlsirat.
Gjithashtu, në vazhdimësi të ditës së vullnetarizmit, kjo kompani dhuroi edhe 50 paketa ushqimore për të moshuarit e vetmuar në nevojë, që frekuntojnë “Qendrën komunitare për moshën e tretë”.
mit/NOA