English

Ferizaj, arrestohet i dyshuari për fajde, përfitoi 25.000.00 euro

Ferizaj, 21 dhjetor, NOA – Me akuzën e përfitimit përmes fajdes, Drejtoria për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit (DHKEK), njësia në Ferizaj ka arrestuar sot një të dyshuar për kontraktim të përfitimit joproporcional. Aksioni policor për arrestimin e të dyshuarit kosovar shqiptar 39 vjeçarit me emrin Xhavit u krye në fshatin Gremë të Ferizajt, rreth orës 14:00.

I dyshuari është arrestuar pasi dyshohet se ka kryer veprën penale të Kontraktimit të përfitimit joproporcional të fajdeve, ku fillimisht një viktime i kishte dhënë 5.000.00€ (pesë mijë euro) me interes prej 10%, mirëpo me vonë për shkak të mospagesës, i dyshuari kishte rritur kamatën deri në 80%, ku kjo shumë kishte arritur në 25.000.00€ (njëzet e pesë mijë euro).

Për rastin e njëjtë policia më herët kishte bastisur shtëpinë dhe lokalet e të dyshuarit ku janë konfiskuar në cilësinë e provës materiale 5.000.00€ (pesë mijë euro) si dhe prova tjera si dorëshkrime të të dyshuarit që i ka dërguar personit të dëmtuar etj.

Me urdhër të Prokurorit publik në Ferizaj të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

mit/NOA

KOMENTE