English

Julian Assange: Në burg, u ndesha me kriminelë të rëndomtë dhe pederastë

Uashington, 21 dhjetor, NOA - "Marr vazhdimisht kërcënime vdekje, po ashtu edhe avokati im dhe 3 fëmijët e mi”.

Kjo ka qenë deklarata e radhës e bërë nga Julian, themeluesi i Vikileaks, gjatë një interviste për "El Pais" duke pohuar se pjesa më e madhe e kërcënimeve i vijnë nga anëtarë të Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ndërsa lidhur me ditët e qëndrimit të tij në burg, ai u shpreh se atje i është dashur të qëndrojë në krah të njerëzve shumë të rrezikshëm.

“Ishin njerëz të dënuar për krime seksuale dhe vrasje fëmijësh. M’u desh të ndeshesha me kriminelë të rëndomtë dhe pederastë, të cilët bërtisnin gjatë gjithë natës krimet e kryera. Nuk mund të dilja nga qelia, por shumë të burgosur më kalonin mesazhe nën derë, megjithëse e konsideronin shumë të rrezikshëm qëndrimin përkrah meje. Kishte shumë kuriozitet në drejtimin tim. Njoha kështu unitetin e izolimit, ndonëse ishin kushte shumë të ashpra, sovjetike dhe burokratike, pasi për të pasur autorizimin e një telefonate duhet të plotësoje një proces që zgjaste në pafundësi. Pastaj, më lejohej të telefonoja vetëm 4 persona, veç avokatëve të mi”, tha ai.

n.e/NOA

KOMENTE